Bashkia Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët…

Bashkia Elbasan ka nisur procedurat për përfitimin e fondit pranë Ministrisë së Financave për zbatimin e programit social “Subvencion i Qirasë”, ku me përparësi trajtohen kategoritë si më poshtë:

a) individët me statusin e jetimit;

b) personat me aftësi të kufizuara;

c) të moshuarit;

ç) invalidët e punës;

d) familjet e policëve të rënë në detyrë;

dh) emigrantët e rikthyer;

e) punëtori emigrant;

ë) azilkërkuesit;

f) familjet e komunitetit rom;

g) familjet e komunitetit egjiptian;

gj) viktimat e dhunës në familje;

h) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;

i) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;

j) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji;

k) të miturit, 14–18 vjeç, dhe të rinjtë, 18–21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;

l) vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;

 ll) familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.

Njoftohen të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të përfituar subvencionim qiraje pranë Bashkisë Elbasan nga data 02.10.2025 -03.11.2025 bazuar në kërkesat e VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit, për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”; të depozitojnë dokumentacionin ligjor si më poshtë:

– Kopje e dokumentit të identifikimit;

– Vërtetim për vëndbanimin në njësinë e Vetëqeverisjes Vendore, ku kërkohet strehimi social për familje që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;

– Ҫertifikatë familjare e tre muajve të fundit.

– Vendim i gjykatës që lë në ngarkim fëmijën/ët për çiftet e divorcuara;

– Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;

– Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe librezën e jetimit;

– Dokument që vërteton që ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të shpronësuara;

– Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin’’emigrant’’ ‘’punëtor emigrant’’ ‘dhe ‘’azilkërkuesve’’

– Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për çështjet e brëndshme dhe Ankesat në Ministrin e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;

– Urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje;

– Vetdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës Kombëtare rome ose egjiptjane;

– Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

– Vetdeklarim se i përket grupimit LGBTI;

– Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë;.

– Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes që janë në mardhënie pune/(vërtetim punësimi nga punëdhënësi, i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat neto të aplikantit dhe atë të çdo pjestari tjetër të familjes që është në gjendje pune ose i vetëpunësuar; vërtetim pagese papunësie;

vërtetim pagese e ndihmës ekonomike;

Vërtetim pensioni,

dërgesa nga emigracioni; qira nga prona; si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi bazë mujore ose vjetore nga trashëgimia apo interesa bankare etj.)

– Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;

– Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe e përkujdesjes për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftesi të kufizuar;

– Vërtetim nga A.SH.K  Elbasan, që nuk ka të dhëna pronësie mbi ndonjë banesë apo pronë tjetër në emër të aplikantit dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes;

– Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore dhe Tatim Taksat për derdhjen e kontributeve përkatëse;

– Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e papunësuar (mbi 18 vjeç) ose që marrin pagesë papunësie, duke saktësuar periudhën e marrjes së pagesës si dhe shumën e saj;

– Vërtetim nga Zyra e Administrimit të Pronave (Kadastra) që pjesëtarët e tjerë të familjes nuk disponojnë tokë;

– Vërtetim nga organet tatimore (drejtoria rajonale dhe bashkia) nëse keni biznes ose jo për çdo pjestar të familjes (mbi 18 vjeç);

– Kontrata të qirasë lidhur ndërmjet aplikantit dhe pronarit social për periudhën Janar-Dhjetor 2026.

Shënim: Kontrata gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj nuk mund të ndryshohet dhe Bashkia Elbasan do të kryejë verifikime periodike pranë banesave të kontraktuara  përfituese të këtij programi. 

Në rastet kur konstatohet se aplikuesi nuk banon në ambjentin e deklaruar ndërpritet subvencionimi i qirasë në mënyrë të menjëhershme dhe përjashtohet nga të gjitha programet e strehimit social për një periudhë 5- vjecare.

Dokumentacioni pranohet vetëm me postë në adresën:

Bashkia Elbasan, Lagja: “Brigada 17 Sulmuese”, Rruga “Q.Stafa”, Elbasan.

[email protected]  web:www.elbasani.gov.al