Në gusht të vitit 2024 Elbasani firmosi edhe me një qendërmbrojtës malazez, Emir Azemovic. Lojtar me CV interesante, nga Portugalia, në Serbi, Slloveni e Poloni.
Megjithatë, fati ishte kundër tij. Pak javë pasi nisi stërvitje në Elbasan, një dëmtim i rëndë në gju nuk e lejoi të debutonte dhe humbi gjithë sezonin e shkuar.
Normalisht çdo klub do e linte të lirë, për të kursyer dhe për të gjetur lojtar tjetër. Nuk e bëri Elbasani, që e priti 1 vit, diçka e pabesueshme.
Pritja ia vlejti, gjesti i Elbasanit nuk ishte vetëm njerëzor, por edhe me karakter teknik. Azemovic që kur debutoi para pak javësh kundër Egnatias është kthyer pikë kyçe në qendër, në dyshe me Lulajn ku vetëm 1 gol i pësuar në 5 takime tregon shumë.