Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit janë evidentuar disa raste dhune në familje dhe konflikte për motive të dobëta, të cilat kanë çuar në arrestime dhe procedime penale.
- Dhunë në familje në Cërrik – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
- Dhunë psikologjike në Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 33 vjeç, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, përmes mesazheve në celular.
- Konflikte në Gramsh – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj dy shtetaseve:
- D. M., 33 vjeçe, e dyshuar se ka hyrë pa leje në banesën e një 48-vjeçareje dhe e ka kanosur atë, për motive të dobëta;
- R. B., 39 vjeçe, e dyshuar se ka dhunuar një 34-vjeçare, po për motive të dobëta.
Policia bën me dije se materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.