Elbasan/ Matura ’72 e “Dhaskal Todrit” rikthen emocionet e rinisë

Si çdo vit, edhe këtë 23 shtator 2025, ish-nxënësit e Maturës ’72 të gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan u mblodhën në një drekë të veçantë, plot emocione, muzikë dhe valle.

Takimi i përvitshëm u kthye në një udhëtim nostalgjik mes kujtimeve të rinisë, ku shokët dhe shoqet e dikurshme ndanë momente gazmore dhe sollën në kujtesë vite të paharruara shkollore.

Matura ’72 e “Dhaskal Todrit” njihet si një nga maturat më unike në Elbasan, jo vetëm për rrugëtimin e saj të suksesshëm, por edhe për këto takime të përhershme që ruajnë gjallë frymën e miqësisë dhe solidaritetit.

Në fund, urimi i përbashkët i të gjithëve ishte për jetë të gjatë dhe shëndet të plotë për secilin pjesëtar të kësaj mature, që vazhdon të mbetet një familje e madhe dhe e bashkuar.

Foto miqësore: Fatmir Shqarri