Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze. Në kuadër të Javës Kukturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.
Më 23 shtator do te mbahet koncerti “Melodies Along the Silk Road”, në Teatrin “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë meloditë tradicionale dhe moderne kineze, të cilat janë frymëzuar nga poezia klasike dhe simbolet natyrore. Ky koncert, i cili do të shoqërohet me performanca të veçanta nga Ansambli Kombëtar Shqiptar, do të jetë një urë e vërtetë mes dy kulturave dhe një mundësi për të eksploruar diversitetin e muzikës kineze.