Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit këto ditë po përballet me fluks të vizitave, ku mbizotërojnë kryesisht shqetësimet nga virozat që janë në qarkullim. Shefi i urgjencës shpjegon arsyet e këtij fluksi, si dhe numrat që po përballon ky shërbim brenda 24 orëve.
Sipas kryemjekut të urgjencës, në këtë periudhë nuk mungojnë as rastet me infeksione nga Covid-19, shkruan A2 CNN.
Shmangia e grumbullimeve, marrja e masave nga vetë personat me virozë që të mos kenë kontakte me persona të tjerë dhe vaksinimi, kryesisht i personave me risk dhe sëmundje bashkëshoqëruese, janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë situatë. (A2 Televizion)