Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijët në lumë, shqiptari merr shtetësinë greke

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke Maksimu, iu dha shtetësia greke Levian Gogës, shqiptarit i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025.

Levian Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos.

Levian Goga ishte gjithashtu i ftuar nderi në pritjen për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, organizuar në korrik nga kryetari i Parlamentit, Kostas Tasoulas.