Andis Salla u emërua ministër Bujqësie, caktohet kryetari i komanduar i Bashkisë së Cërrikut

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka caktuar kryebashkiakun e komanduar pas dorëheqjes së Andis Sallës.

Florenc Doko është caktuar kryetar i komanduar i Bashkisë së Cërrikut deri në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Doko është emër i njohur për qytetin e Cërrikut, i cili ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.

Posti u la vakant nga kryebashkiaku Andis Salla, i cili u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re.

Ai është dekretuar edhe nga Presidenti në detyrën e re, ndërsa të enjten pritet që ai dhe ministrat e tjerë të betohen në Parlament.  /Shqiptarja.com