Elbasani investon në terrenet sportive, shkollat hapin dyert për komunitetin

Shkolla 9-vjeçare “Abdyl Paralloi” në Elbasan është shndërruar në një hapësirë komunitare, ku çdo pasdite terrenet sportive mbushen me energjinë dhe pasionin e të rinjve. Ky model bashkëpunimi midis shkollës, familjes dhe komunitetit po forcon lidhjen mes brezit të ri dhe institucionit arsimor, duke ndihmuar në zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror.

Falë investimeve të Bashkisë së Elbasanit, jo vetëm kjo shkollë, por edhe të tjera institucione arsimore në qytet kanë përfituar rikonstruksion të plotë të palestrave dhe terreneve sportive. Këto hapësira janë tashmë të hapura jo vetëm për nxënësit gjatë orëve mësimore, por edhe për fëmijë e të rinj pas mësimit, duke i dhënë jetë një modeli të ri edukativ dhe social.

Ky transformim ka bërë që shkollat e Elbasanit të mos shihen vetëm si vende mësimi, por si qendra komunitare ku zhvillohen aktivitete sportive, kulturore dhe sociale. Në këtë mënyrë, Bashkia e Elbasanit po kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më gjithëpërfshirës për brezin e ardhshëm.

albaniaexpress.al