Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.