Friday , August 22 2025

Kapet në mes të Tiranës me kokainë në makinë! Arrestohet Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara

Një ngjarje e bujshme është regjistruar ditën e sotme, ku vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Roxhensa Kapuranin, e njohur për publikun me emrin Marina Fara, e cila u ndalua nga uniformat blu pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.