Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Booking”, i cili ka çuar në arrestimin e dy shtetaseve nga Kazakistani, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “5 Maji”.
Të ndaluarat janë identifikuar si A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, tre celularë dhe dokumentet personale të të arrestuarave.
Në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht edhe pronarja e apartamentit, shtetasja R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se e kishte dhënë me qira ambientin për këtë veprimtari të paligjshme.
Hetimi është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe ka përdorur metoda proaktive për dokumentimin e aktivitetit të kundërligjshëm.
Sipas Policisë, rreth një javë më parë u zbuluan edhe dy apartamente të tjera të marra me qira nga shtetase të huaja, ku po ashtu dyshohet se zhvillohej aktivitet prostitucioni.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Top Channel