Etrit Berisha ka shkëlqyer në mënyrë spektakolare në mbrëmjen europiane të BK Häcken, duke u shndërruar në protagonist absolut në ndeshjen kundër Anderlecht, të drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.
Portieri shqiptar ishte vendimtar në fitoren dramatike të skuadrës suedeze në raundin e dytë të Ligës së Europës.
Ndeshja e luajtur në Göteborg përfundoi 2-1 për vendasit në kohën e rregullt, ndërsa dy pjesët shtesë prej 15 minutash nuk prodhuan gola të tjerë, duke e çuar sfidën në ruletën e penalltive.
Aty, Etrit Berisha mori rolin e liderit: ai priti penalltinë e katërt të belgëve dhe më pas shënoi vetë penalltinë vendimtare që i dha kualifikimin ekipit të tij për në turin e tretë të kompeticionit.
Here is the video of the saved penalty and then the penalty Berisha scored himself. Berisha is simply a cheat in the penalty shoot-out! pic.twitter.com/nBALYXiX2l
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) July 31, 2025
Me këtë paraqitje, gardiani kuqezi konfirmon formën e tij të shkëlqyer, pak javë pasi i dhuroi BK Häcken edhe trofeun e Kupës së Suedisë.
Më shumë se një portier, Berisha po shndërrohet në simbolin e skuadrës, me ndërhyrje vendimtare dhe një qetësi të admirueshme në momentet më të vështira.
BK Häcken vijon kështu rrugëtimin europian, ndërsa Berisha fiton jo vetëm lavdërime në Suedi, por edhe vëmendje ndërkombëtare për rolin vendimtar që po luan në sukseset e skuadrës.
Top Channel