Monday , July 14 2025

“Mishi e bulmeti pa faturë, konfiskohet”/ Rama: Siguria ushqimore, pikë kyçe për negociatat e anëtarësimit

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte blegtorale si mish,qumësht apo nenprodhime të bulmetit  duhet ti shoqërojnë ato me faturë blerjeje për të konfirmuar origjinën e produktit.

Kreu i qeverisë tha se Aksioni ka nisur në të gjithë vendin dhe çdo prodhim  pa faturë do të sekuestrohet ndërsa subjektet do të gjobiten.

Sistemi i ujesjellësave në Shqipëri do të reformohet. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.

Krahas këtyre reformave , kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend./abcnews.al