Monday , July 14 2025

Nis nga e hëna/ Ndalohet tregtimi i produkteve të bulmetit pa faturë

Duke nisur nga kjo e hënë, produktet e bulmet në vend nuk do të mund të tregtohen pa faturë.

Ultimatumi u njoftua nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë.

Deklarata e Ramës u bë në fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar ditën e premte me kryetarët e bashkive të vendit.

Rama tha se duke nisur nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo formë e tregtimit të bulmetit pa faturë.

Rama theksoi se veç problemit nga ana e ligjit tatimor, ky lloj tregtimi i produkteve të bulmetit përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve, për shkak të temperatura të larta të verës.

“Dua të sjell në vëmendje faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që të mos e bëjnë më këtë gjë. Sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë është e patolerueshëm nga pikëpamja e ligjit tatimor është dhe e shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Duke filluar nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj bulmeti e qumështi pa faturë”,-tha Rama./CNA