Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen.
“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama.
Këtë të premte gjatë takimit për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakëve për funksionimin e strukturave.
E vetmja bashki që u shpëtoi kritikave, ishte ajo e Cërrikut, ku Rama e mori si shembull pozitiv për kryebashkiakët e tjerë në lidhje me përpunimin e mbetjeve.
Top Channel