Saturday , July 12 2025

Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet

Ka nisur mbledhja e kryetarëve të bashkive në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një retreat informal me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit.

Takimi do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të spektrit të djathtë politik që drejtojnë bashkitë e Kavajës, Pukës, Hasit, Fushë-Arrëzit, Mirditës dhe Memaliajt.

Ministrat që do të mbajnë fjalën e tyre në këtë takim janë:

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku

Ministri i Financave, Petrit Malaj

Ministri i Inovacionit, Kulturës dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka

Drejtuesja e Kadastres, Lorena Goxhobelli