Tuesday , July 8 2025

E FUNDIT/ Pas thuajse një viti, lirohet nga qelia Ervin Salianji! Çfarë pritet të ndodhë në orën 17:00

Ervin Salianji është liruar nga qelia pas 10 muajsh në burgun e Fierit.

Pas daljes nga gjykata pas marrjes së vendimit ai foli shkurtimisht për medait.

“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji.

Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.

Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Ai ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe kërkon lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.