Tuesday , July 8 2025

Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë

Prej ditës së sotme, nis Faza e Parë e aplikimit në universitete, për të gjithë të rinjtë për vitin akademik 2025-2026.

Më konkretisht, prej sot e deri më 28 korrik, bëhet pagesa e tarifave në postë ose në banka.

Procedurat kryhen në portalin “U-Albania” dhe më pas prej datës 29 korrik deri më 3 gusht, kryhet aplikimi online dhe bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit.

I gjithë kalendari i plotë i procedurave për aplikim gjendet në mënyrë të detajuar në portalin universitar “U-Albania”.

Klan News