Kjo është situata në ditën e katërt të zjarrit që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan.
Depërtimi i zjarrit në thellësi ka bërë që të vijojnë djegia e mbetjeve nga brenda dhe për pasojë tymi ndotës vazhdon të pushojë zonën.
“Institucionet duhet të hetojnë për të vënë para përgjegjësisë zjarrvënësit, që në shumicën e rasteve ka autorë, me apo pa dashje. Duhet të hetohet për të gjitha rastet”, tha Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile.
Ndërkohë sot është paralajmëruar edhe një protestë para prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit.
Top Channel