Friday , June 27 2025

Cilat janë zonat më të nxehta? Parashikimi i motit për sot: Diell dhe temperatura deri në…

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius, ndërsa maksimale 38 gradë.

Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.