Saturday , June 7 2025

EMRI/ Gardisti gjendet i vrarë brenda makinës, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, në rrugën “Mihal Grameno”, ku një efektiv i Gardës është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në garazhdin e banesës.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se 47-vjeçari Gentjan Lelçaj ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Trupi i pajetë është konstatuar gjatë natës, rreth orës 02:00 ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.