Wednesday , May 14 2025

Aksident TRAGJIK/ Makina përplas KEQ me motorin, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit të 14 majit, në aksin “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”. Automjeti me drejtues O. C., 24 vjeç, u përplas me një motor që drejtohej nga B. H., 23 vjeç, dhe ku ndodhej si pasagjer O. L., 18 vjeç. Si pasojë, të dy të rinjtë në motor humbën jetën.

NJOFTIMI:

Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.