Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji maj do të ketë temperatura më të ulëta se muaji prill.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari u shpreh se pritet të ketë edhe reshje shiu.
“Nisi një verë e parakohshme, me temperatura shumë të larta. Nisi edhe muaji maj, me 30 gradë, është anomali, e cila do të stopohet. Do të ndryshojnë kushtet. Do jetë mot gri, i vranët. Edhe këtë javë, do ketë temperatura të larta. Do të ketë anomali. Kjo verë do të ketë fenomene ekstreme”, theksoi ajo./abcnews.al