Tuesday , April 29 2025

Elbasani jashtë “Final Four”, drejtori sportiv: Nuk kemi dështuar, por…

Elbasani nuk ja doli të ishte pjesë e “Final Four” për këtë sezon në Superiore. Verdheblutë u mposhtën nga Partizani dhe e përfunduan kampionatin në vendin e 5-të.

Për këtë situatë ka reaguar edhe drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk mund të cilësohet një sezon i dështuar duke qenë se ky klub rilindi 4 vjet më parë dhe tani është nga 5 më të mirët në Shqipëri.

Postimi i plotë

Ne sport nuk ka deshtim por ka “Shkalle drejt suksesit” ka dite te mira ka dite te keqija si ne cdo fushe te jetes. Kush promovohet cdo vit ne punen e tij? Vetem 4 vjet me pare rilindi ky klub, sot eshte ne 5 me te miret ne Shqiperi, dhe me nje akademi ku sterviten rreth 300 femije cdo dite.. Mos te harrojme qe vetem dy vjet me pare festonim ndeshjen e fundit ndaj Tepelenes, dje humbem ndaj Partizanit per nje vend ne Europe.. Nuk quhet deshtim por “Shkalle drejt Suksesit” #forcaelbasan 💛💙