Monday , April 28 2025

Kufiri Shqipëri-Kosovë/ Rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë nga 1 maji

Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.

Pas rikthimit në funksion të marrëveshjes në fjalë nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas informacioneve, në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve.

Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.