Numri dy i qeverisë Belinda Balluku ka ndarë lajmin se në ditët e para të muajit Maj do të hapet Aeroporti i Vlorës.
Balluku ka deklaruar se Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal.
Zv.kryeministrja tha se kur nisi fillimisht projekti për terminalin nisi vetëm për 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra, pasi volumet dhe parashikimet për dekadat në vazhdim flasin për një numër të konsiderueshëm turistësh, pasi dhe vetë viti 2025, krahasimisht me vitin 2024 në katër muajt e parë ka 30% rritje në numrin e vizitorëve.