Saturday , April 26 2025

Dha dorëheqje për arsye personale/ Emërohet drejtori i ri i burgut të Peqinit! Ja kush është

Edmond Llabani, komandohet Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin.

Pas dorëheqjes së papritur të z. Florenc Doka, Edmond Llabani është komanduar në detyrën e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.

Llabani është një profesionist i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.

Ai ka kontribuar në mënyrë të dukshme gjatë karrierës së tij si zv.drejtor i këtij institucioni dhe në përfundim të një periudhe të suksesshme si zv.drejtor, Llabani është përzgjedhur nga Ministri i Drejtësisë për të marrë drejtimin e institucionit, një detyrë kjo me përgjegjësi të madhe për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit të ekzekutimit të dënimeve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të të dënuarve në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.