Wednesday , April 16 2025

Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 km e gjatë, 43 ura, 14 tunele

Në Shkodër  dje u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Në një shkrim në Facebook , ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, e ka quajtur kapitull të ri ndërtimin e hekurudhës “Kuq e Zi”.

“Një hap konkret drejt jetësimit të një projekti kombëtar, që na afron edhe më shumë duke hapur një kapitull të ri mes dy vendeve dhe më gjerë, përmes nxitjes së shkëmbimeve, lëvizjes dhe zhvillimit të ekonomisë. Me vendosmëri, objektiv të qartë dhe padurim për të ecur sa më shpejt e pa humbur kohë për këtë vepër kombëtare”, ka shkruar ajo.

Balluku ka bërë të ditur se kjo hekurudhë do të jetë 105.8 kilometra e gjatë, do t’i ketë 43 ura, 14 tunele dhe shtatë stacione të reja. Përgjatë rrugës, ajo do të kalojë nga Shkodra në Gjakovë.

Ky projekt strategjik pritet të ketë një ndikim të madh në lidhjen infrastrukturore, ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore u dakordësua nga dy qeveritë shqiptare më 26 nëntor 2021, në takimin e mbajtur në Elbasan. /Reporteri.net/