Pas dy ditësh kërkime, Policia e Librazhdit ka bërë të mundur gjetjen e I. H., 82 vjeç, i cili ishte raportuar i humbur nga familjarët më 26 shkurt 2025. I moshuari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer pranë familjes së tij.
Familjarët kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin e policisë dhe ndihmën e komunitetit në lokalizimin e të moshuarit.
Policia apelon qytetarët që të jenë të vëmendshëm ndaj personave të moshuar dhe të raportojnë menjëherë rastet e zhdukjeve për të mundësuar ndërhyrje të shpejtë.
