Vllaznia – Elbasani isht padiskutim një nga ndeshjet më spektakolare në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi fituesi u vendos nga “ruleta ruse”, e cila u buzëqeshi shkodranëve.
Por ky eliminim nuk është bërë dramë te Elbasanit, të cilët largohen me kokën lart nga ky turne. Tashmë pas 2 ditësh nga eliminim, verdheblutë nuk kanë kohë për të “qarë” diçka të tillë.
“Kemi ende rrugë përpara… . Forca Elbasani”, ka shkruar klubi ditën e sotme në rrjetet sociale. Një mënyrë kjo për të mbajtur lart morali përpara një sfide mjaft të vështirë si ajo ndaj Partizanit.

Duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Elbasan Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.