Thursday , February 27 2025

Elbasan – Zjarr në një apartament për shkak të bombolës së gazit, shmanget tragjedia

Një apartament në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, si pasojë e pakujdesisë gjatë ndezjes së bombolës së gazit.

Sipas burimeve zyrtare, zjarrin e ka shkaktuar një rrjedhje gazi e papikasur në kohë. Familjarët kishin ndjerë erë gazi në kuzhinë, por në vend që të mbyllnin ventilin dhe të ajrosnin ambientin, kanë ndezur bombolën, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në mënyrë të menjëhershme. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, por situata mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri me shpejtësi, duke neutralizuar rrezikun dhe duke shuar flakët. Po ashtu, familjarët u udhëzuan të kyçnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur ndonjë shpërthim të mundshëm.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal gjatë përdorimit të bombolave të gazit dhe për respektimin e masave të sigurisë, në mënyrë që të evitohen situata të rrezikshme.