Ngjarje e rëndë në Elbasan. Humb jetën 28 vjeçarja

Një ngjarje e rënë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan, ku një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, e reja me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se shkak për këtë akt të 28-vjeçares, dyshohet gjendja e depresionit.

Njoftimi i Policisë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.