Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi arsyet e këtij vendimi, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje mbi këtë zhvillim.
Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë Mysliun në këtë post, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë menaxhimi i institucionit në vijim.