Duel kritik pas gjobave, Elbasanit i mungojnë dy sulmues ndaj Tiranës

Në ndeshjen ndaj Tiranës, Elbasani do të vuajë mungesën e dy sulmuesve, Arsen Lleshi dhe Amarildo Gjoni për shkak të dëmtimeve.

Shqetësim ka pasur edhe mbrojtësi Esin Hakaj, i cili gjithashtu mungoi ndaj Laçit fundjavës që lamë pas. Sakaq, pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe mbetet për t’u parë se cilëve do t’u besojë Gvozdenoviç për këtë përballje, ku nuk përjashtohet mundësia e ndëshkimit të disa lojtarëve me lënien në stol pas asaj paraqitjeje të dobët që bën me kurbinasit.

Madje, klubi vendosi edhe gjoba për mungesën e impenjimit maksimal në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL