Një 62-vjeçar i prekur nga COVID-19 në Elbasan, është shtruar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv për shkak të komplikacioneve. Pas konfirmimit pozitiv të tij, familjarët kanë shfaqur gjithashtu simptoma, të cilëve u është bërë tamponi dhe janë në vetizolim deri në marrjen e përgjigjeve.
Ekspertët e Shëndetësisë kanë bërë dezinfektimin e banesës së tij dhe kanë nisur gjurmimin e rastit të infektimit të 62-vjeçarit, i cili ka një dyqan mishi. Prej tre ditësh ai e kishte mbyllur dyqanin, ndërsa simptomat i kishte shfaqur më herët. I infketuari nuk ka pasur kontakt me 3 familjet e tjera të prekura në Elbasan. Dyshohet se ai mund të jetë infektuar nga i biri, i cili ishte pjesë e një grupi vullnetarësh italian që veprojnë në Elbasan./shqiptarja.com