Vjen deklarata e papritur/ Fifi: Jam e lidhur me Fatjon Kuqarin

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi, është komentuar shumë në mediat rozë për jetën e saj private. Ajo është shprehur në intervistat e saj se është e dashuruar me një djalë, por që nuk është e lidhur me të. Madje i ka dedikuar atij edhe një tatuazh. Por së fundi teksa është bërë pjesë e një prej rubrikave të emisionit “Shiko kush Luan”, ka bërë një deklaratë të papritur. Në promon e emisionit ajo është shprehur se është e lidhur me ish konkurrentin e Përputhen Fatjon Kuqairn.

Nuk e dimë në çfarë konteksti e ka thënë Fifi, por kujtojmë se së fundi, ajo ka treguar se së shpejti do të ketë një bashkëpunim me Fatjonin në këngën e saj më të re Maniak. Ndoshta për të dalë nga situata e momentit Fifi ka bërë këtë deklaratë që na mbetet ta shohim të plotë në këtë episod.