Vetëm 5 ditë mama; Jonida Vokshi poston foto me Emin dhe të gjithë i habiti ky detaj

Jonida Vokshi, një nga nënat më të reja të showbizit, ka nxjerrë sot shëtitje të voglën e saj, Emin. Ajo postoi dy foto me karrocën pranë vetes, por ajo që i habiti të gjithë, ishte pyetja: Si është e mundur që barku ishte ‘petë’? Jonida solli në jetë Emin vetëm 5 ditë më parë dhe zakonisht barku i nënave të reja qëndron i fryrë edhe disa javë pas lindjes. Por Jonida duhet të ketë sekretin magjik të cilin i lutemi ta ndajë dhe me ne.

Edhe mikeshat e ndjekësit e saj në Instagram e kanë komplimentuar dhe kanë shprehur habinë duke e pyetur nëse ka qenë apo jo shtatzënë.