Vetëm 24 orë para finales, Saimiri “thyen” heshtjen: Jam i vendosur se kë do zgjedh

Vetëm 24 ore na ndajnë nga finalja e madhe e emisionit “Love Story” dhe protagonisti i këtij spektakli, Saimiri ka zbuluar disa të fshehta në një intervistë për emisionin “Nuk është kar antinë”. Fillimisht, ai u ndal te pamja e tij fizike duke treguar se është shumë i dhënë pas palestrës.

“Në moshën 7 vjeç kam filluar futbollin. Ndërsa palestrën e kam filluar që në moshën 14-vjeçe. Në Gjermani nuk lejohet që ta fillosh pa mbushur 18, prandaj duhet të vinin prindërit ta firmosnin. Të bëhet si sëmundje sporti, prandaj nuk e lë dot.

Me që nuk kam shumë kohë për shkak të aktiviteteve të mia, përpiqem të bëj 1 orë, 1 orë e gjysmë palestër në ditë”.

Më tej ai ka treguar se nga pamja e jashtme tek një vajzë dallon fytyrën më pas i jep rëndësi formave të tjera.

“Unë jam njëri që nga pamja e jashtme fokusoj fytyrën, sytë, dhëmbët pastaj edhe figura. Por fytyra është shumë e rëndësishme, pasi me atë njeri do të flasësh përdite dhe nëse nuk të tërheq fytyra do ishte dramë”.

Gjithashtu, Saimiri foli edhe për spektalin duke theksuar takimet kanë qenë shumë të vështira, por ai është i vendosur se kë vajzë do të zgjedhë.

“Takimet kanë qenë shumë të vështira dhe shumë të lodhshme në ky aspekt sepse ti nuk je vetëm me atë vajzën si në jetën reale, ku ulesh pi diçka, bisedon. Po në qoftë se të vijnë edhe 20 veta rreth e qarkë, njëri të fokuson, tjetri të bën një pyetje, jo pse, jo dole keq. Është shumë vështirë të krijosh momente intime.

Jashtë kamerave nuk takohem me vajzat.Jam i vendosur se kë do të zgjedhë, por nuk e di vetëm po të ndodhi ndonjë skαndal”-tha ai.