Vajza i vendos bashkëshortit kushtin e pazakontë nëse e tradhton!

Një vajzë e re ka gjetur një mënyrë të pazakontë për ta detyruar bashkëshortin të mendohet dy herë përpara se ta tradhëtojë ( nëse i shkon ndërmend dicka e tillë).

Ajo ka treguar në TikTok se e ka detyruar partnerin të nënshkruajë një kontratë. Ai do t’i paguajë shpenzimet e saj për pjesën tjetër të jetës nëse do të ketë një lidhje jashtëmartesore.

“Partneri im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia”, thotë Chaylene Martinez, e njohur në internet si @SalamiiQueen, në një video me më shumë se 7 milionë shikime.

“Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di”, shtoi ajo. Shumë përdorues reaguan menjëherë duke për të shprehur mendimin e tyre. “Kjo është e mrekullueshme,” ishte njëri nga komentet, “si s`na ka shkuar mendja më parë”!