Vajza e moderatores së njohur Alketa Vejsiu bën veprimin e papritur

Të qenit fytyrë publike nuk paska qenë aq e thjeshtë për vajzën e Alketa Vejsiut e cila ka mbyllur profilin e saj publik, për të qenë në rrjetet sociale me një profil më privat ku ndiqet vetëm nga njerëzit e saj të afërm.

Vetë Alketa ka preferuar gjithmonë t’i mbajë për vetë fëmijët duke i ruajtur ato nga kamerat dhe jeta publike dhe duket se vajza e saj ka rënë dakort me nënën, pasi e provoi vetë jetën publike.

Pak kohë më parë, vajza e saj, Nikol mori vëmendjen e të gjithëve në Instagram, pasi u vu re që ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën. Ajo ka një ka një profil shumë diskret dhe ndjekësit e saj janë miqtë dhe të afërmit. Aktualisht Nikol ndodhet në Angli me studime.

Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti i saj kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin. Alketa është 36 vjeçe, kurse Ardiani është 51 vjeç. Ardiani është një emër i njohur në botën e biznesit. Madje ai cilësohet edhe si një nga miliarderët shqiptarë. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend.