Uji i rubinetit, 3 arsye themelore pse nuk duhet të pini kurrë prej tij

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme. Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij.

Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky proces.

E vërteta është që që pas viteve 1900, filtrimi dhe klorifikimi i ujit ka ndihmuar në heqjen e shumë baktereve të ujit që shkaktojnë sëmundje. Shtimi i klorit në ujë nuk do të thotë se uji është i pastër. Sipas shkencëtarëve, në çdo litër ujë të rubinetit gjenden miliona mikroorganizma.

Që në vitin 1974, shkencëtarët kanë zbuluar se nënproduktet e klorit të përdorur për disiinfektimin e ujit të rubinetit shkaktojnë kan-cer. Nënproduktet në fjalë formohen kur klori bie në kontakt me lëndë organike në ujë.

Rreziqet e këtyre nënprodukteve përfshijnë kan.cerin e fshikëzës dhe probleme me sistemin riprodhues. Një studim i kryer në Tajvan zbuloi se konsumi i ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kan.cerit të mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.

Pirja e ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit me 93%, thotë një studim i Këshillit Amerikan Për Cilësinë e Mjedisit. Nga ana tjetër, shumë studime të tjera mjekësore tregojnë se në shumë femra që vuajnë nga kanceri i gjirit, kanë në organizmin e tyre 50-60 përqind më shumë nënprodukte të dëmshme të klorit.

Një studim tjetër thotë se pirja afatgjatë e ujit të klorifkuar rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës me 80 për qind. Megjithatë, pirja e ujit me klor përbën vetëm gjysmën e problemit. Përdorimi i pishinave është njësoj i keq për organizmin.

Probleme të tjera për njeriun – Në ditët e sotme, shumë baktere po krijojnë rezistencë të lartë ndaj antibiotikëve dhe praktikave tradicionale të disinfektimit. Klorifikimi do të transformohet në një faktor vendimtar në rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm dhe me rezistencë të lartë.

Sistemet e ujit janë kthyer në një vatër të nxehtë të këtyre mikroorganizmave, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të përdorin klorin,si alternative më e lirë por jo më efikase në pastrimin e ujit.