Udhëtoi 4 ditë mes maleve në borë/ I riu maroken u gjet në xhaminë e fshatit nga hoxha: Vetëm shpirti i tij e di…

Një ngjare e rëndë e cila ka tronditur opinionin publik është regjistruar ditën e sotme në Librazhd. Bëhet me dije se një i ri maroken është gjendur thuasje i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd.

Mësohet nga ABCNews se ka qenë hoxha i xhamisë dhe banorët e fshatit që pasi e konstatuan në mëngjes lajmëruan ambulancën që ta merrte me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.

“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori. Nuk e di nga erdhi. Më duket kishte ardhur në këmbë nga Maqedonia, shpirti i tij e di.

Nuk e di si është puna e tij. Ai ka ardhur nga ora 02:30. Vinte zvarrë e morën më pas me ambulancë” tha një hoxha, Hysen Kaca për “ABC”.

“Udhëtova katër ditë mes maleve” ishin fjalët e vetme të emigrantit.

Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë./ Gazeta Shqip