Sunday , December 4 2022

“Ua sa i bukur”; Rudina Hajdari rrëfen momentin e njohjes me bashkëshortin: “E dija çfarë kisha zgjedhur!”

Rudina Hajdari ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me biznesmenin Muçjon Demiraj, me të cilin tashmë ka edhe një vajzë. Dyshja janë njohur që në gjimnaz, asokohe Rudina ishte vetëm 16 vjeç ndërsa Muçjoni ishte 19 vjeç. Ata janë takuar për herë të parë në plazh dhe që prej atij momenti nuk janë shkëputur më. Ndërkaq, reagimi i mamasë së saj kur i ka treguar për njohjen me Muçjonin, paska qenë mjaft pozitiv.

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i tregoja  të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka! E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me fat që ka një baba të tillë,” ka thënë Rudina.

/Descript.al/

Advertisement