U vetëhodh nga pallati, humb jetën 52-vjeçari

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së Brrylit në kryeqytet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2023, te Brryli, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi G. C., 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.