‘U tregua shumë i ulët’, ky banor u zhgënjye nga Donaldi

Donaldi dje kishte të drejtën të zgjidhte tre persona në nominim pas hapjes së kutisë së Pandorës. Ai zgjodhi Meridianin dhe Ilirin, duke i kthyer kështu reston këtij të fundit pas emisionit LIVE të 4 netëve më pare.

Në një bisedë me Dagz, Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e mbrëmshëm.

“Për mua ai u tregua shumë i ulët, ai atë gjë nuk e ka bërë me zemër, mbrëmë ai e bëri me llogari”,tha Meridiani.

“Unë këtu nuk i besoj shumë punës së zemrës se t’i duhet patjetër të nominosh dikë”,tha Dagz.