U tha se u përjashtua nga TCH/ Kush e “detyroi” Semin të kthehej ne Big dhe të ndryshonte komplet mendim për Donaldin?

Në spetaklin e dy ditëve më parë të “Big Brother Vip” ao që ra në sy që para se të niste emisioni, ishte ardhja e Semit në studio pas gjithë asaj skene që ndodhi pak kohë më parë kur ajo braktisi studion në mes të emisionit. Pardje, të gjithë prisnim një përballje të fortë mes Semit dhe Donaldit, të cilët patën një afrimitet tepër të madh kur ishte edhe ajo në shtëpi, por nuk ndodhi fare ajo që prisnim.

Në momentin kur Donaldi shprehu haptazi pëlqimin e tij për Beatrix, Semi në studio reagoi shumë keq duke e quajtur atë një lojë të tij dhe hodhi akuza ndaj produksionit të ‘BBV’ duke thënë qe ardhja e Meridianit dhe Antonelës dhe informacionet që ata sollën nga jashtë ndikuan që Donaldi të bënte këtë veprim. Për hir të vërtetës, Donaldi ndryshoi mendim për Borën direkt pas një bisede me Meridianin ku ky i fundit i thoste të gjithë jashtë të thonë “Donaldi i Borës”.

Semi ka kërkuar t’i thotë diçka Donaldit në lidhje me marrëdhenien e tij me këngëtaren por nuk ka mundur sepse moderatorja, Arbana, i ka thënë kategorikisht: Jo, nuk është e mundur. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë edhe kundër saj.

“Turp Arbana nga ty nuk prisja te luaje me njerezit. Je nje manipulatore e tmerrshme”!, “Aman hi syve jo,e tha nuk e tha ashtu Meridiani dha indikacjone te rrema,dhe konkurenti duhet te ishte informuar,dhe denimi qe i dhate qesharake,ta lem punen e Bores qe thoni te komentojm ata brenda Jo jasht,nuk po sulmohet dashuria e tyre po menyra si i ben gjerat, ishte thik”pas shpine”, “U duke shume qart Arbana Osmani me Boren dhe Semin e paskit personaleeee turp turpt te te vi ishalla kshtu ta befshin dhe ty pler”, janë disa prej komenteve.

Direkt pas kësaj nate, Semi u “zhduk” për ca kohë dhe nuk u pa më në studion e ‘BBV’. Madje, në portale doli lajmi që pronarja Lori Hoxha kishte dhënë urdhër që Semi të mos pranohej në asnjë emision të “Top Channel”, pasi akuza që ajo hodhi atë ditë ndaj produksionit të ‘BBV’ që kryesohet pikërisht nga Lori Hoxha ishte tepër e rëndë.

Direkt pas asaj nate, Semi i bëri ‘unfollëo’ në Instagram Donaldit. Por çfarë e detyroi Semin të vinte pardje në spektakël, të ishte shumë e qetë, se e mbështet Donaldin për lojën e tij teksa shtoi se pavarësisht të gjithave ajo e do atë, se ai nuk e ka penalizuar lojën e saj etj..?! KONTRATA! Para se të hynë në ‘BBV’, të gjithë konkurrentët nënshkruajnë një kontratë dhe një ndër pikat e saj thuhet se pas eliminimit, ata e kanë me detyrim të vijnë në studio, edhe nëse nuk kanë dëshirë, edhe nëse janë kundër tij dhe me pak fjalë nuk kanë nga t’ia mbajnë.

Më anë të kësaj kontrate, ‘Big Brother’ i fut brenda në shtëpi ‘banorët’, i nxjerr kur do vetë, pasi votat e publikut nuk merren dhe aq parasysh, i detyron të shkojnë në studio gjatë spektaklit live dhe në emisione të tjera që flitet për këtë gjë dhe në momentin kur ata s’paraqesin fare interes për publikun, i “flakë” në rrugë. Nëse dikush nga ata që e nënshkruan këtë kontratë, nuk e zbaton, pastaj fillojnë penalizimet apo pse jo dhe gjyqet.

Kjo gjë ka ndodhur gjithmonë dhe në edicionet e kaluara të ‘BB’ dhe kur nuk kanë qenë ‘VIP-a’, shumë nga banorët pasi kanë dalë nga shtëpia, kanë hedhur akuza të rënda ndaj produksionit, më pas kur janë ftuar në studio kanë ndryshuar gjithmonë mendim. Pse? Sepse hyn në lojë ajo pra KONTRATA. Pra, Semi pardje nuk është se erdhi me dëshirën e vetë në emision, por thjesht ngaqë ishte e detyruar, kaq.