U bë nënë për herë të parë, moderatorja Marina Vjollca publikon foton e ëmbël të vogëlushes (FOTO)

Moderatorja Marina Vjollca është bërë dje nënë për herë të parë, e një vajze. Ditën e sotme Marina ka ndarë në rrjetet sociale edhe foton e parë të vogëlushes së saj. Në foto shihen duart e moderatores dhe Getoarit duke mbajtur dorën e vockël të saj.

Krahas fotos, ajo ka konfirmuar edhe emrin Marget, që aludohej prej kohësh në media. “Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”, ka shkruar Marina krahas fotos.