U bë gjyshe për herë të parë, Jozefina Topalli tregon preferencat: Dua të më thërrasi…

Jozefina Topalli është një nga figurat që ka spikatur në politikën dhe në parlamentarizmin shqiptar. Ajo është e para grua në politikë, që për 8 vite ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit, një pozicion që gjithmonë ka qenë i drejtuar nga gjinia mashkullore.

Këtë pasdite, Topalli ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ku ka folur për statusin më të ri dhe më të bukur që ka marrë ndonjëherë, të bërit gjyshe. Prej 5 muajsh, ajo është bërë gjyshe e nipit të saj Nikolas.

“Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”.

Më tej, Topalli tregon se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje.