“Ti qesh, unë qesh… kështu funksionon”; Jonida dhe Romeo më të lumtur se kurrë. Këto foto na e rrëmbyen zemrën

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer të momentit. Që kur pranuan lidhjen publikisht, ata nuk i kanë ndalur fotot e videot e veçanta krah njëri-tjetrit. Mbrëmjen e kaluar, Romeo ka ndarë disa foto krah Jonidës ku shfaqen në çaste mjaft romantike dhe i ka dedikuar disa fjalë nga zemra.

“Ti qesh, unë qesh..kështu funksionon”, shkruan ai.

Edhe këngëtarja nuk ka rezistuar dot pa i kthyer një përgjigje po kaq romantike.

“Ne qeshim e qajmë bashkë o zemër”, shkruan Jonida.

Me sa duket çifti po kalon ditët e tyre më të bukura dhe këtë nuk hezitojnë ta tregojnë hapur.